Lajme

Papunësia në vend është më e ulëta në 20 vjetët e fundit

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka thënë se që nga viti 1999 niveli i papunësisë nuk ka qenë më i vogël në vend, aktualisht me 24.5 përqind.

“Deri më tani në aplikimet e tyre për masën 3, 8 dhe 14 të pakos emergjente të Qeverisë së Republikë së Kosovës, ndërmarrjet e vendit kanë regjistruar gjithsej 9.946 punëtorë të rinjë, ndërsa kanë lajmëruar se kanë larguar nga puna 1268 punëmarrës. Sipas statistikave zyrtare në fund të vitit që lamë pas, 130.289 individë kanë qenë të regjistruar sit ë papunë, dhe shkalla zyrtare e papunësisë ka qene25.9%”, është shprehur ai përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Ndryshimi mes të regjistruarve të rinjë dhe atyre që kanë humbur vendin e punës bënë që numri i të papunëve brenda vetëm një muaji të ulet për 6.6% që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit. Kjo, nëse merret si ndryshimi i vetëm në këtë periudhë nënkupton që shkalla e papunësisë zyrtare (ende e nënvlerësuar) do të binte në nivelin e 24.1%”.

Burimi

Back to top button