Lajme

Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarëve japonezë: Një tërmet 9 ballë do shkaktojë tsunami

Ekspertët e qeverisë japoneze, kanë paralajmëruar sot se në Japoni mund të ndodhë një tjetër tërmet, me magnitudë 9 ballë dhe të shkaktojë një cunami deri në 100 m lartësi.

Studiuesit analizuan mostrat e tokës nga brigjet verilindore të Japonisë që datojnë prej 6.000 vjet në mënyrë që të bëjnë parashikimet e tyre.Ata zbuluan se një cunami i madh kishte goditur rajonin çdo 300 deri në 400 vjet me atë të fundit që goditi në shekullin e XVII-të.

Shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti – me madhësi deri në magnitudë 9 ballë, do të ishte të paktën aq i rëndë sa katastrofa e vitit 2011 që vrau më shumë se 15,000 njerëz dhe shkaktoi një shkrirje në termocentralin Fukushima Daiichi.

Tërmeti i vitit 2011 goditi edhe Hendekun e Japonisë, por kësaj radhe analistët u përqëndruan në një zonë tjetër që nuk është goditur kohët e fundit, raportoi Japan Times.

Ndërsa ata nuk mund të parashikonin saktësisht se kur do të godiste tërmeti, studiuesit thanë se një do të goditet në një pikë.

Ndërkohë dridhjet nga vetë tërmeti mund të arrinin deri në intensitetin 7 në shkallën shindo të Japonisë.

Studiuesit nuk kanë hetuar se cilat ndikime do të jenë në popullatën njerëzore, megjithëse studimi i tyre tregon se do të ishte i krahasueshëm me tërmetin e vitit 2011.

Burimi: Daily Mail

Burimi

Back to top button