Lajme

Paralajmërohet të shpërthej një krizë e madhe pas përplasjes Turqi-Greqi, kjo do të ndodh me Kosovën

Profesori universitar, filozofi Blerim Latifi, ka paralajmëruar një shpërthim të një krize të madhe pas përplasjes Turqi-Greqi.

Kjo përplasje sipas tij, është për shkak të burimeve të naftës nëndetare.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, në këtë përplasje implikohen edhe shtetet e fuqishme si SHBA, Rusia, BE, Egjipti dhe Izraeli.

E pas gjithë kësaj, Latifi thotë se më askush nuk do të merret me Kosovës, pasi, siç shkruan ai koha më nuk punon për ne.

Postimi i plotë:

Një krizë e madhe është duke shpërthy në Mesdheun Lindor: përplasja Turqi -Greqi për burimet e naftës nëndetare. Kjo përplasje implikon shtete të fuqishme si Egjipti, Izraeli dhe kuptohet SHBA-të, Rusinë dhe BE-në. Shpërthimi kimik në Liban dhe rënia e qeverisë atje, fare lehtë mund të rinis ciklin e luftërave civile në botën arabe. Në këtë kontekst, është krejt e qartë se askush nuk do të ketë kohë të merret seriozisht me Kosovën. Koha nuk po punon për ne. Përkundrazi, gjithë tendencat flasin për të kundërtën. Kur kësaj i shtojmë faktin se as ne vetë nuk po punojmë seriozisht për veten, nuk është hiç vështirë të merren me mend se cilat do të jenë pasojat.

Back to top button