Lajme

Paralajmëron zyrtari i Vetëvendosjes: Nuk do të rrijmë me duar në xhepa

Zëvendësministri në detyrë në MEPTINIS, Edison Jakurti, ka bërë një postim në Facebook ku ka thënë se ‘’nuk do të rrijnë me duar në xhepa’’ në një kohë kur po pritet të formohet një qeveri e re.

“Kushdo që kujton se me duar në xhepa do t’i bëj puç 221,001 qytetarëve, do ta kuptojë se 221,001 qytetarë nuk do t’rrijnë me duar në xhepa’’, ka shkruar ai duke bërë një lidhje me deklaratën e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, që në vitin 2013 kishte thënë se me duar në xhepa e fiton Prishtinën.

Ndryshe, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të mbështesin protesta masive nëse formohet një qeveri e re, e cila sipas VV’së konsiderohet anti-kushtetuese.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button