Lajme

Parashikimi i frikshëm para shpërthimit të COVID-19/ Plani i ‘Klubit të Romës’ për zhdukjen e popullsisë në botë

Ishte data 23 janar. Koronavirusi ishte i izoluar vetëm në Kinë, të paktën zyrtarisht dhe në Europë as që flitej për një rrezik pandemie. Por botuesi i njohur dhe konspiracionisti, Alfred Cako, i ftuar në “360 Gradë” bëri një parashikim të frikshëm.

Sipas tij, i ashtquajturi “Klubi i Romës” po punon për uljen e popullsisë në botë përmes rrugëve të ndryshme, ku futen edhe viruset vdekjeprurëse apo ndërhyrja edhe në ushqime.

“Ka një planifikim nga ajo që quhet Klubi i Romës për të pakësuar popullsinë në çdo vend të botës. Aty ka 10 pika dhe në një prej tyre thuhet që popullsia e botës që të jetojë në një ekuilibër dhe harmoni me të mirat që ofron toka duhet të jetë jo më shumë se 500 milion banorë. Popullsia do të pakësohet me të gjitha mënyrat, qoftë me luftrat, qoftë me sëmundjet. Ka filluar që në kohën e komunizmit, me klorin në ujë. Një nga mënyrat në ushqim për të ulur numrin e popullsisë është përdorimi i ushqimeve si mielli i llokumeve dhe gurabijeve.

Futja e ligjeve në vendet që kanë qenë komuniste të martesave të një seksi, në Shqipëri ka kaluar. Këto martesa synojnë që riprodhimi të jetë zero. Tjetër, ushqimi i keq dhe helmimi përmes barnave mjekësore. Janë dy kompani të mëdha, njëra për farat që u sjell popujve ushqimin OMGJ që shkakton shumë sëmundje.Ulja e popullsisë dhe shpopullimi i shqiptarëve janë dy gjëra që shkojnë paralel. Tjetër helmimi i ushqimit të kafshëve përmes avionëve që hedhin sulfat plumbi nga lart. Një plan tjetër ka qenë nxitja e viruseve vdekjeprurëse”, do të shprehej Cako.

Por çfarë është ‘Klubi i Romës’?

Numri i kësaj shoqate nuk e ka tejkaluar njëqind. Ajo u themelua në 1967. Themeluesi i saj është Aurelio Peccei, ndërsa pjesë e saj janë emra të njohur masonistësh dhe miliarderësh nga vende të ndryshme të botës.

Qendra Analitike u konceptua si një organizatë joqeveritare ndërkombëtare që bashkon shkencëtarë, biznesmenë dhe politikanë nga e gjithë bota. Përveç anëtarëve të plotë, bashkëpunëtor dhe nderi në dispozicion në Klubin e Romës. Qendra Analitike mori emrin e vet nga qyteti i Romës, ku ka pasur një takim të themeluesve të saj (në Accademia dei Lincei).

2. promovimi i seriozitetit të krizës, e cila doli të jetë bota moderne;

Burimi

Back to top button