Lajme

Partia e Isa Mustafës s’e thotë asnjë fjalë për arrestimin e nënkryetarit

Kryetari i Komunës së Istogut dhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Bashkë me të janë arrestuar edhe nëkryetyari i Lulzim Blakaj dhe një zyrtar tjetër i kësaj komune.Të njëjtit, dyshohen për veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’.

Lajmin e ka konfirmuar për GazetaBlic zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.“Mund të konfirmojmë se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ he ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar”, ka thënë ai.

Lajmin për arrestimin e të njëjtëve, e ka konfirmuar prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj.

“Po mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit” ka thënë Dishaj-Haxhosaj.Ndryshe, Haki Rugova aktualisht është duke u gjykuar nga Gjykata e Pejës për veprën penale të konflitit të interesit.Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.Lidhja Demokratike e Kosovës, nënkryetar i së cilës është Rugova, ende nuk e ka dhënë asnjë deklaratë për arrestimin e zyrtarit të saj./GazetaBlic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button