Lajme

Pas coronavirusit, banorët e Malishevës sulmohen nga rriqrat

Instituti Kombëtar në bashkëpunim me Komunën e e Malishevës ka bërë të ditur se janë shënuar 17 pickime të rriqrave, në këtë komune, transmeton Gazeta Metro.

IKSHPK dhe QKMF Malishevë apelojnë për kujdes qytetarëve të komunës se Malishevës.

Njoftimi i plot nga IKSHPK:
Instituti Kombëtar në bashkëpunim me Komunën e e Malishevës ka regjistruar fillimin e pickimeve të rriqrave. Sot në QKMF Malishevë profesionistët shëndetësor kanë raportuar për 17 pickime.

IKSHPK dhe QKMF Malishevë apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë./gazetametro.net

Burimi

Back to top button