fbpx
MuzikeTV/FilmYjet

Pas deklaratës së fuqishme, Bebe Rexha i del në përkrahje Mario Dedivanovicit: Jam kaq krenare me ty, të dua

Një deklaratë e bërë të mërkurën nga grimeri i njohur shqiptar, Mario Dedivanovic, gjatë pranimit të çmimit “American Influencer Awards” ka emocionuar mbarë opinionin.

Ai deklaroi se është homoseksual dhe si një 37-vjeçar ndjehet krenar që është i tillë, ndaj nuk sheh arsye që ta mbajë të fshehur një gjë të tillë.

Mario Dedivanovic (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Me gjithë komentet negative me të cilat përballet nga mentaliteti dhe opinioni shqiptar, ai gjeti mbështetjen te një pjesë e madhe e figurave publike të cilët e uruan për guximin dhe e mbështetën fuqimisht.

Me stigmën që tashmë nuk e përcjell më, Mario arriti të marrë urimet më të mira edhe nga diva shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Kjo e fundit publikoi në InstaStory një shkrim, duke treguar se ndjehet tejet krenare me Marion – të cilit ia ka besuar punën e makijazhit në disa prej paraqitjeve të saj të rëndësishme ndër vite.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Jam kaq krenare me ty Mario, të dua ty”, ka shkruar shkurt këngëtarja Bebe Rexha, e cila ndiqet nga afro 10 milionë njerëz në këtë rrjet social.

“Ne nuk jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Sot, për herë të parë qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë”, deklaroi Mario Dedivanovic pas marrjes së çmimit. /Telegrafi/

Kim Kardashian i dhuron çmimin “American Influencer Awards” shqiptarit Mario Dedivanovic (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

The post Pas deklaratës së fuqishme, Bebe Rexha i del në përkrahje Mario Dedivanovicit: Jam kaq krenare me ty, të dua appeared first on Telegrafi.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close