Lajme

Pas më shumë se një muaji, publikohet lista e bizneseve që do të hapen më 27 prill

Në një komunikim live kryeministri Edi Rama, ka publikuar listën e bizneseve që do të hapen prej datës 27 prill.

Këto biznese do të hapen pas një muaj mbyllje për shkak të pandemisë së koronavirusit. Hapja e tyre do të bëhet pas aplikimit në e-albania.

Në listën e bizneseve do të përfshihen ato të shitjeve me shumicë dhe ato me pakicë. Sipas Ramës me këtë listë rikthehen në punë mbi 27 mijë punonjës.

Rama u shpreh:

Në listën e bizneseve, hyjnë shitje me pakicë e veshjeve, tregti me pakicë e veshjeve, tregtia me pakicë e tekstileve, e këpucëve, e mobilieve, artikujve shtëpiakë, tregtia me pakisë e luleve, bimëve, kafshëve të shtëpisë, e pajisjeve audio të regjistruara, e qylymave, dyshemeve dhe lojërave.

 

 

Burimi

Back to top button