Magazina

Pas ngjarjeve të fundit në Big Brother VIP, Fifi dhe Graniti sqarojnë sërish ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin

Banorët më të komentuar në Big Brother VIP vazhdojnë të jenë dy konkurrentët nga Kosova, këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti, Granit Cana. Pas një raporti të afërt mes tyre që nga hyrja në shtëpinë e famshme, ata së fundi ata kanë vendosur që të qëndrojnë vetëm miq.

Ishte Graniti ai që fillimisht iu drejtuar Fifit duke i thënë se e donë shumë si person, por që nuk e sheh me një sy tjetër.

E lënduar nga këto fjalë Fifi e përjetoi gjithë këtë e rënduar emocionalisht, mirëpo në një diskutim që kanë bërë së bashku mbrëmë (e diel), ata kanë sqaruar edhe një herë ndjenjat për njëri-tjetrin.

Fifi e vendosi Granitin në mes të dy zgjedhjeve, ajo i tha se ose mund të jetë shok me të ose të mos flasin më kurrë, por nëse dëshiron të jetë miku i saj ai duhet t’i tregoi dhe t’i flas të gjitha gjërat me të, e sidomos ato sentimentale.

Graniti më pas iu betua Fifit se sa të jenë brenda ai nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me banorë tjetër Semin, për të cilën këngëtarja dyshon që ai ka një pëlqim.

Ai tutje pranoi se e kuptoi që nuk kishte ndjena për Fifin pas takimit emocional të Borës me Donaldin.

“Ajo që ndodhi që u takuan Bora me Donaldin, kur e pash mënyrën si u takuan, se si e shikonin njëri-tjetrin, mu kujtua e kaluara dhe e pash që nuk jam ndje moti ashtu”, tha Graniti.

Ndërsa, edhe Fifi e pranoi se ka thjeshtë një pëlqim, dhe asgjë më shumë.

“Edhe mu më është kujtuar njëjtë, kur shkova dhe i thash Donaldit fol me zemër dhe jo me tru, e kuptova që ti mua vetëm më pëlqen, dhe jo që do të doja të isha me ty, por mu bënë shumë gjëra”, i tha Fifi.

Ndryshe, kujtojmë që këtë javë nuk kishte asnjë të eliminuar, ndërsa pritet të ketë hyrje të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button