Lajme

Pas problemeve me Thaçin e Pacollin, Bekim Haxhiu ia vë një emër interesant Sveçlës

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur Xhelal Sveclën ‘gestapo’.

Ai shkruan se “duhet të kemi kujdes sepse jemi nën monitorimin e gestapos”.

Shkrimi i Haxhiut:

Kujdes nga “Sfeçla Gestapo”!

Nga konferenca e Xhelal Sfeçlës e kuptova se jemi në monitorimin e “Gestapos”.

Paramendoni, Xhelal Sfeçla foli për protokoll të lëvizjes, ndërsa ai dhe kryeministri i tij në ikje kanë shkelur Kushtetutën, nuk respektojnë vendimet dhe vlersimet e institucioneve të sigurisë. Çfarë hipokrizie!

Qeveria Kurti liron nga karantina këngëtaren Tayna, serbët që vijnë nga Serbia, por bëjnë betejë të ndalojnë deputetët e të kërcënojnë presidentin.

Është kjo hera e dytë ku Sfeçla bën përpjekje t’i nënshtroj deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Unë vetëm po ia rikujtoj atij dhe të tjerëve nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës. Citoj: “Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”.

Deputetë, tregoni ku jeni dhe kujdes nëse shfaqeni në publik, leje duhet të merrni të “Sfeçla Gestapo”

Burimi

Back to top button