Magazina

Pas publikimit të këngës, Sindi thumbon keq Anën

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi publikoi mbrëmjen e djeshme një këngë të titulluar “Deal”.

Ajo ka treguar se kënga është diss për dikë dhe një pjesë e fansave mendojnë se e ka për Sindin.

Ndërkohë, konkurrentja në fjalë e ka thumbuar Anën publikisht.

Në një video live në Instagram Sindi shprehet se ajo nuk merr vesh nga repi, si dhe e ka ironizuar për anglishten.

“Ku merr vesh kjo nga rrepi m? Unë e shkruaj repin për 10 minuta, futem në studio e bëj këngën nga i pari te i fundit…më merren vesh të gjitha llafet në rrep, po të gjitha.

“Big BURI” (qesh), s’ka gjë e ngatërrojmë pak me shqipen”, thotë Sindi.

Më tej, konkurrentja ka bërë dhe një status në Instastory, ku ka shkruar

“Një minutë heshtje për të gjithë industrinë e muzikës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button