Lajme

Pas publikimit të videos në instagramin e tij, kjo gjë i ndodhi Dardan Krivaqës (VIDEO)




Gjatë ditës së djeshme është publikuar një video në llogarinë personale të Dardan Krivaqës në Instagram, të dyshuarit kryesor për v rasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani, muajin e kaluar në Ferizaj.

Video është publikuar në rubrikën e storieve, ku ka qëndruar për 24 orë dhe në të shihet Krivaqa duke ecur në rrugë.

Në lidhje me këtë video, Gazeta Insajderi ka kontaktuar zëdhënësinë e Shërbimit Korrektues të Kosovë, Florent Gashi i cili ka thënë se Krivaqa nuk ka telefon brenda në burg dhe se kontrollohet çdo ditë nga gardianët.

Tutje, Gashi ka shtuar se pas këtij lajmi Krivaqa është intervistuara dhe ka thënë se dikush nga jashtë mund të ia ketë keqpërdorur llogarin e tij.

“Personi në fjalë është i vendosur në BSL, i njejti kontrollohet çdo ditë dhe nuk ka telefon. Pas publikimit të këtij lajmi, i njejti është intervistuar dhe deklaron se dikush nga jasht mund ta ketë keqperdorur llogarine e tij”, tha Gashi për Gazetën Insajderi

Gazeta kishte kontaktuar edhe avokatin e Dardan Krivaqës, Admir Salihu, i cili ka thënë se nuk ka autorizim të deklarohet për klientin e tij, por që arsyeja e vazhdimit të paraburgimit edhe për dy muaj është pikërisht dërgimi për ekzaminim të telefonit të tij.

Dardan Krivaqa dyshohet se v rau në rrethana misterioze vajzën 18 vjeçare nga Ferizaj.

Ai kishte precedentë të shumtë penal ndërsa dosja e tij është publikuar nga gjykata ku thuhet se ka pasur të paktën 10 procese gjyqësore.

Dardan Krivaqa kishte qëndruar për dy ditë në arrati, derisa ishte kapur nga Policia e Kosovës në afërsi të fshatit Sojevë të Ferizajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button