Lajme

Pas sondazhit të mbrëmshëm, autori i PIPOS betohet se nuk do të shfaqet për 10 vjet në TV nëse nuk i del rezultati i saktë

Instituti PIPOS mbrëmë ka prezantuar të dhënat e sondazhit të fundit për periudhën para zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Kosovës.

Nga të dhënat e prezantuara, është Lëvizja Vetëvendosje që prinë me 40.95 përqind, pasuar nga PDK me 22.03 përqind. Në vendin e tretë është LDK me 19.35 përqind, e katërta AAK me 7.8 përqind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate vazhdon të mbetet nën prag me 3.15 përqind.

Pas prezantimit të sondazhit, autori Fisnik Halimi, ka bërë një deklaratë të fuqishme.

Ai është betuar se nuk do të dalë për 10 vjet në televizione, nëse ky sondazh nuk del i saktë në rezultate, sipas formulës së realizimit të anketimit të opinionit publik.

Këtë bast Fisnik Halimi e futi me ish këshilltarin e Albin Kurtit, Shkelzen Gashi, ku ky i fundit e kontestoi sondazhin final para zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku është tkurrur epërsia e VV-së, në 40%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button