Lajme

“Pasha zotin nuk po kam hiç, qele frigoriferin, do kep më kanë mbet, do makoran i kam gjetë te shkolla”

“Pasha zotin nuk po kam hiç, qele frigoriferin këqyre a ka, do kep më kanë mbet qaty do makarona i kam tri këse makarona i kam gjet të shkolla. FSK-ja ma kanë dhanë një thes miell, se në listë nuk më ka shti Shpend Ahmeti, deri jam ardhur me marrë një kolicë, kur jam shkuar ma ka vjedh dikush miellin”.

Ky është rrëfimi i Fetije Deliaj e cila jeton në kushte shumë të rënda bashkë me djalin e saj 10 vjeçar.

Kjo familje dy anëtarëshe po përballet me skamjen dhe problemet e rënda shëndetësore.

Jo shumë larg qendrës së Prishtinës, Fetija për të mbijetuar, sfidën e vetme të ditës e ka ta sigurojë bukën e gojës.

Derisa një kulm mbi kokë për ta do ishte ndihma më e madhe që kjo familje ka nevojë.

Streha e tyre e vetme qe tre vite është një shtëpi një dhomshe në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, qiranë e së cilës thotë se e paguan 50 euro nga ndihma sociale që e merr, e që ka vështirësi t’i menaxhojë ato para pasi që nuk i mjaftojnë as për barna e ushqim.

“Jam Fetije Deliaj nga Vranjevci në Prishtinë, banoj me qira me djalin 10 vjeçar. Vetë jam e sëmurë, psiqikisht nuk jam mirë, edhe në vdeksha zhig nuk me jetë veç me pas një dhomë timen me ditë që e kam një shtëpi timen, ju lutem kush ta sheh këtë video më ndihmoni çka të keni mundësi, nuk kam as gjëra ushqimore po duhet me dal me lypë po tash jam e sëmur se kam pas sulëm në krye nuk po mundem me dal se po më merren mendtë prej nervozes”, rrëfen për jetën e saj, Fetija e cila vjen nga një fshat i Istogut.

Vuan nga kanceri i gjirit, s’ka para as për terapi

50 vjeçarja e cila vuan nga sëmundje të shumta, thotë se edhe gjendjen psikologjike e ka të rënduar.

Para tre muajve pasi pësoj sulm në tru, Fetija e mori lajmin që vuan edhe nga kanceri në gji.

“Unë jam e sëmurë prej mushkërive, me kancer jam që ku e kam letrën, mushkëritë llom, kam qëndruar 5 -6 herë në spital, 4 terapi më kanë thanë më i marr po nuk kam pasur me çka me i ble. Një organizatë më ka ndihmuar shumë për barna, më ka jep kokrra të nervave të qetësimit, dy terapi i kam marrë, terapi për kancer, më kanë thanë tu ka lajmëruar, kanë thënë si të largohet virusi me shkuar e me u shëruar, por tash pare nuk kam ku me i marrë oj motër, me lan djalin jetim qysh me lanë me shkuar unë atje ku jetë djali nuk ka kush e këqyr”, thotë kështu Fetija .

“Komuna e Prishtinës nuk më jep ndihma”

Fetija për “Front Online” tregon se ka bërë kërkesë për ndihmë për pako ushqimore dhe higjienike, mirëpo emri i saj nuk figuron në listat e familjeve sociale të Komunës së Prishtinës.

“Një herë më ka ndihmuar Komuna e Prishtinës, një herë në vit këto paret që i marr i marr prej Shpend Ahmetit, herën e parë mi kanë dhënë 130 euro. Po tash ma nuk më kanë jep asgjë, atë ditë që ka ardhur FSK-ja te shkolla “Zenel Hajdini” për të shpërndarë ndihma, e mua në listë nuk më kanë shti, jam lajmëruar më kanë thanë se të kemi shti, aty i thirrshin me emër mua nuk më thirren hiq”, thotë Fetija me lot në sy teksa kujton këto momente.

Ajo madje thotë se disa herë ka bërë kërkesë edhe për banesë sociale, por që sipas saj, arsyetimi i zyrtarëve komunal ishte se Fetija nuk i plotësonte kushtet, pasi siç thotë ajo e ka vetëm një djalë.

“Jam lajmëruar për banës në komunën e Prishtinës nuk ma kanë dhanë më kanë thanë e ki veç një djalë nuk të takon, një herë më ka ardhur lajmi se më kanë thanë ta kanë lëshuar, kur shkova thanë jo motër ti nuk je veço ti Fetije Delija, tjetër kujt ja kanë dhanë banesën temë”, tregon 50 vjeçarja.

Derisa rrëfen momente të vështira me të cilat ballafaqohet djali i saj, ajo tregon se si shokët e djalit e trajtojnë atë, dukë i thënë se nuk e ka shtëpinë e mirë.

“Po me vjen gjynah prej djalit që po i thonë shpija e keqe. Shpija jem ma e mirë e jotja e keqe po i vjen era”, thotë ajo për “Front Online”.

Djali s’ka televizor për ta ndjekur mësimin online

Mungesa e një televizori ia ka pamundësuar djalit të saj t’i ndjekë mësimet online në këtë kohë pandemie.

“Djali është në shkollë i ka 10 vjet po duhet me shkollë, djalë po thotë o mami po e lyp ipadin që po thonë komuna i ka pru që tri herë jam lajmëruar çka u ba që djalin tim se keni shti në listë edhe djali jem me social është, dikujt 10 me ja jep e dikujt nuk është mirë, duhet me kanë njëjtë tanë, jo dikujt po dikujt jo”, tregon Fetija për sfiden e djalit të saj i cili është në klasën e 4-të.

Ajo madje tregon se prej se ka pësuar djali i saj aksident, shpesh here ajo ndihet e rrezikuar nga ai, pasi që në disa momente ai reagon dhunshëm ndaj saj.

Shpëtimi 10 vjeç, ka një apel për të gjithë ata që mund t’i ndihmojnë.

“Unë jam në klasën e katër, nuk po mundem me i ndjek mësimet online se nuk kam ipad as televizor as asgjë unë e dua një ipad edhe një shpi të mirë, Unë kam shokë veç nuk kaloj mirë këtu shpija është e keqe kur po flejë po tutna që po më hin naj bubrrec, mina ka, e kisha dashtë një shtëpi ose naj ipad ose televizor”, rrëfen për jetën e vështirë Shpëtimi teksa i mbushen sytë me lot duke kujtuar momentet rënda që ballafaqohet për çdo ditë.

Ushqimi i siguruar mbetet sfidë për familjen dy anëtarësh të Fetijes.

Ajo ka një shpresë, që njerëzit vullnetmirë do t’i dalin asaj në ndihmë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe në prag të festës së Bajramit.

Për t’i ndihmuar Fetijes mund ta kontaktoni atë personalisht në numrin e tel: 049/556-470. Apo ta vizitoni në lagjen “Kodra e Trimave”, Rruga: “Elenagjika”- Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button