Lajme

Pasi ua rrezikoi jetën fëmijëve, Mozzik pritet nga kryetari i Ferizajt

Reperi kosovar Mozzik, ditë më parë ka nisur një turne nëpër Kosovë për të promovuar albumin e tij të ri “Mozzart”, mirëpo ky turne u ndërpre në gjysmë pasi Mozzik nuk respektoi masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të koronavirusit.

Ai mblodhi qindra fëmijë në sheshet e Mitrovicës, Vushtrrisë e Pejës, derisa vizita nëpër komunat tjera të Kosovës u ndërpre me ndërhyrjen e Qeverisë, shkruan Reporteri.

Disa ditë pasi Mozzik rrezikoi jetën e shumë fëmijëve, ai sot u prit nga një kryetar komune.

Është kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ai i cili ka pritur në zyrën e tij Mozzikun, e ky i fundit ia dhuroi edhe albumin e tij të ri.

Reperi pamjet nga takimi me kryetarin e Ferizajt i ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku ka bërë edhe një dedikim të gjatë për kryetarin e Ferizajt. /Reporteri.net

Back to top button