Lajme

PDK- ja nuk do ta votojë asnjë qeveri

Nënkryetari i Kuvendi të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, pas përfundimit te takimit para medieve tha se nuk do ta votojnë asnjë qeveri nëse nuk janë pjesë e saj.

Ne nuk do ta votojmë asnjë Qeveri ku në krye të saj nuk është PDK-ja, votat e PDK-së për formimin e qeveris do te jenë kundër” deklaroi ai.

Krasniqi tha së takimin e sotëm e ka thirrur Kurti, meqë po i del nga kontrolli situata pandemike në vend.

Ka më shumë se një muaj që kemi mbajtur konferenca dhe kemi marr iniciativa ligjore në Kuvend, për fat të keq kemi pasur një sjellje arrogante dhe injoruese nga ana e kryeministrit në detyrë dhe nga ana e qeverisë.

Sot isha këtu pikërisht për ta ja përsëritur kryeministrit këto gjëra.Tash kur situate po iu del nga kontrolli, një ftesë që do duhej të bëhej para 6 jave ata e kanë bërë sot”, ka deklaruar Krasniqi para mediave.

Burimi

Back to top button