Lajme

Pëllumb Pipero: Nuk është e nevojshme mbajtja e maskës në rrugë

Ekspertët e shëndetit duket se janë të ndarë në lidhje me mbajtjen e maskave mbrojtëse në rrugë këto ditë pandemie.

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka deklaruar se mbajtja e maskave në rrugë nuk është e nevojshme.

Sipas Piperos, nuk ka karsye për të mbajtur maskat në rrugë, pasi virus nuk qarkullon në ajër.

Ai shtoi se maskat janë të domosdoshme në mjedise publike.

Në një lidhje për emisionin “Zonë e Lirë”, mjeku infeksionist tha:

Kam këmbëngulur që në fillim, nuk kemi arsye t’i mbajmë maskat në rrugë se nuk qarkullon virusi në ajër. Janë të domosdoshme në mjedise publike. Kam qenë dhe vazhdoj të jem në këtë linjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button