Lajme

Pentagon-i zyrtarisht publikon videot e UFO-së (Video)

Pentagon-i zyrtarisht ka publikuar tri video të shkurta që paraqesin një “fenomen të paindetifikuar ajror”, që më parë ishin publikuar nga një kompani private.

Klipet paraqesin objekte fluturuese që nuk janë identifikuar, duke lëvizur me shpejtësi, që janë filmuar nga një kamerë infrared. Në dy nga klipet mund të dëgjohen edhe zërat e anëtarëve të Marinës duke reaguar me frikë ndaj shpejtësisë së lëvizjes së objekteve.

Flota Ushtarake Detare ka pranuar vërtetësinë e videove në shtatorin e kaluar, por janë duke publikuar videot tani në mënyrë që të “shlyejnë dilemat e publikut ndaj vërtetësisë së videove që kanë qarkulluar në internet dhe ndaj frikës që videot nuk paraqesin tërësisht atë që është parë”. Kështu ka deklaruar Sue Gough nga Pentagon-i.

Gough ka treguar që Pentagoni ka vendosur që të autorizojë publikimin zyrtarë të videove pasi që materiali është rishikuar dhe është përcaktuar që nuk zbulon ndonjë “sistem apo aftësi të ndjeshme” dhe “nuk imponon asnjë hetim të mëvonshëm të ndërhyrjeve ushtarake nga fenomenet e paindentifikuara ajrore”.

Flota Ushtarake Detare tani ka udhëzime formale, sipas të cilave pilotët mund të raportojnë kur besojnë që kanë parë një UFO.

Videot në fjalë fillimisht janë publikuar në periudhën mes dhjetorit 2017 dhe marsit 2018 nga To The Stars Academy of Arts & Sciences, një kompani që studion informacionet mbi fenomenet e paidentifikuara ajrore.

Në vitin 2017, njëri ndër pilotët e Marinës që ka parë objektet e paidentifikuara në fjalë, në vitin 2004, ka deklaruar për CNN që “objektet kanë lëvizur në mënyra që ai nuk mund t’i shpjegojë”.

Senatori Reid ka komentuar videot në Twitter të hënën, duke thënë: “Gëzohem që Pentagon-i më në fund ka vendosur që të publikojë këto pamje, por këto vetëm gërvishin sipërfaqen e hulumtimeve dhe materialeve që janë në dispozicion. SHBA-ja duhet të i vë kësaj dhe çdo ndërlikimi tjetër potencial për sigurinë nacionale një shikim serioz dhe shkencor. Njerëzit amerikan meritojnë të jenë të informuar”. Reid dhe shumë pjesëtarë të Kongresit janë akoma të interesuar në këtë çështje./Objektiv/

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button