Magazina

Për herë të parë dy artistë shqiptarë garojnë për të marrë çmimin e MTV EMA në Zvicër

Muzika nuk ka kufij dhe këtë e kanë dëshmuar më së miri artistët shqiptarë. Në tregun e muzikës ndërkombëtare po shtohen secilën herë e më shumë artistë nga Kosova e Shqipëria.

Një sukses të radhës ndërkombëtar e kanë shënuar edhe reperja Loredana dhe këngëtari, Gjon Muharremaj, të cilët janë nominuar në ndarjen e çmimeve prestigjioze “MTV Europe Music Awards 2021”.

Loredana dhe Gjoni janë nominuar në të njëjtën kategori, të dy artistët garojnë së bashku për cmimin “Performuesit më të mirë zviceranë”.


Foto: MTV EMA

Lajmin e kanë bërë të ditur si Loredana, ashtu edhe Gjoni në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.

“A keni votuar tashmë? Më dërgoni fotografinë”, ka shkruar Loredana në një InstaStory pasi kuptoi që ishte e nominuar.

Ndërkohë, edhe Gjoni në anën tjetër ishte i lumtur kur kuptoi për nominimin në garën e madhe muzikore.

“O Zot, faleminderit për përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Shkoni dhe votoni për mua”, ishin fjalët e Gjonit.

Kujtojmë që kjo është hera e tretë që Loredana nominohet në “MTV Europe Music Awards”.

Theksojmë që “MTV EMA 2021” këtë vit do të transmetohet live më 14 nëntor nga Papp Laszlo Budapest Sportarena të Hungarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button