Lajme

Përdhunohet në qeli 20-vjeçari shqiptar që vrau në mënyrë makabre studenten greke

20-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca, i cili pak ditë më parë u dënua me burgim të përjetshëm së bashku me mikun e tij grek, Manolis Koukouras, për përdhunimin dhe vrasjen makabre të një studenteje 21-vjeçare, Eleni Topaloudi, ka rënë pre e një sulmi fizik në ambientet e brendshme të burgut ku vuan dënimin.

Media greke raportojnë se Luca është përdhunuar në qeli nga të burgosuriit e tjerë.

Kanë qenë mjekët e burgut që kanë konfirmuar përdhunimin e të riut shqiptar, i cili u dhunua edhe disa muaj më parë në burgun e Avlonës, para se të jepej merrte verdiktin final të drejtësisë greke.

Mjekët zbuluan se ai kishte një rruazë anale të prishur.

Sipas portalit grek “Loutraki”, Luca ishte ankuar se ishte përdhunuar, pasi ishte zgjuar në mëngjes në një vend tjetër pa pantallona dhe mbathje.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button