Lajme

Përgjigja e Vjosa Osmanit kur u pyet se a do të jetë ajo propozimi i VV-së për kryeministre

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është pyetur në lidhje me mundësinë që ajo të jetë e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje si mandatare për formimin e qeverisë së re.

Duke refuzuar të përgjigjet decidivisht, kryetarja e Kuvendit tha se në këtë pyetje do të përgjigjet më vonë. Ajo i quajti spekulime shumicën e këtyre hipotezave, duke mos e mohuar se disa nga to mund të qëndrojnë.

“Në radhë të parë, unë nuk do të dua që sot të flas për këto çështje puro politike kur qëllimi i vetëm i pjesëmarrjes në këtë takim lidhet me bashkëpunimin ndërinstitucional në luftimin e pandemisë. Prandaj për pjesën e dytë të pyetjes suaj, në një moment tjetër natyrisht që do të mund të përgjigjem. Shumica dërmuese janë spekulime, por megjithatë do të përgjigjem më vonë në mënyrë që të mos përzihet tema për të cilën sot kam marrë pjesë në takim me tema të tjera”, deklaroi Osmani.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Memli Krasniqi, ishin të vetmit që i shkuan Kurtit në takimin e thirrur për të diskutuar rreth pandemisë.

Burimi

Back to top button