Lajme

Përplasen për Reçakun, Vuçiq i reagon Walkerit

Kritikave dhe akuzave të Aleksander Vuçiqit rreth Masakrës së Reçakut, në një intervistë për BBC’në iu është përgjigjur të premten William Walker. Ai ka thënë se Vuçiq me deklaratat e tij e bën punën që e ka bërë gjithmonë edhe gjatë kohës sa i ka shërbyer Millosheviqit si ministër i Propagandës.

Derisa është shprehur i irrituar me faktin që presidenti serb vazhdon ta përmend ende.

Lidhur me deklaratat e Walker ka folur sot kreu i shtetit serb, duke thënë se i vjen keq që e ka irrituar Walkerin.

“Më vjen keq që e kam irrituar z.Walker”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.

Vuçiq në vitin 2019 e kishte akuzuar Walkerin se ‘ka falsifikuar’ Masakrën e Reçakut, derisa këto pretendime të shefit të shtetit serb i ka mohuar Walker duke thënë se Vuçiq propagandon njëjtë si në kohën kur i ka shërbyer Millosheviqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button