Lajme

Përplasen Vjosa Osmani dhe deputetja e PDK-së

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, është përplasur me deputeten e PDK-së, Besa Ismajli.

E gjitha nisi pasi deputetja e PDK-së e akuzoi kryekuvendaren se po e drejton njëanshëm seancën, ndërsa e pyeti edhe po qeshë.

Menjëherë reagoi kryeparlamentarja Osmani e cila tha se kritiket e saj i merr si komplimente, shkruan Reporteri.net.

“Si një grua në politkë që karrierën e ka filluar shumë e re, është e pamundur për mua mos të dal dhe mos t’i përgjigjesha zonjës Ismajli. Unë sot kritikat e juaja i marrë vërtet si kompliment e në aspektin personal nuk do t’i përgjigjesha por do ju përgjigjem sesa dhjetra vajza të vogla po na shikojnë dhe për mësim që në Kuvend të mos pranojmë një kulturë me iu tregu se kur duhet të flasin, gratë kanë më fol kur të dojnë e kanë me kesh kur të dojnë. Harroje që një kulturë të tillë e pranojë, harroje. Gratë kanë me qesh kur të dojnë dhe unë ka me udhëheq seancën këtë dhe çdo tjetër në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, tha Osmani. /Reporteri.net/.

Back to top button