Lajme

Përplasje e ashpër mes Driton Selmanajt dhe Vjosa Osmanit në Kuvend

Gjatë seancës së Kuvendit që po mbahet të thirrur nga PDK-ja, ka ndodhur një përplasje në mes Driton Selmanajt dhe kryeparlamentares Vjosa Osmanit.

Selmanaj ka marrë fjalën për të folur për mocionin, mirëpo ai ka keqpërdorur fjalën e dhënë, duke dhënë ofendime.

Me ton të ashpër i ka reaguar Vjosa Osmani, e cila pati një përplasje verbale me Selmanajn, ku më pas ia ndërpreu fjalën.

Kjo për shkak se sipas Osmanit, deputeti Selmanaj e ofendoi atë kur e mori fjalën.

Burimi

Back to top button