Lajme

Përshkallëzojnë protestat në SHBA/ Policia futet dhunshëm me makinë mes turmës së njerëzve

Protestat në SHBA pas vrasjes së 46-vjeçari afro-amerikan janë bërë përherë dhe më të dhunshme. Ndërsa turma e nxehur e protestuesve është sulmuar nga dy makina policie.

Protestuesit filluan të gjuanin drejt makinave ndërsa njëri prej oficerëve i ka dhënë gaz makinës duke u future dhunshëm mes turmës.

Ngjarja është regjistruar gjatë protestave në Brooklyn pas vdekjes së 46-vjeçarit, George Floyd.

Videoja që u xhirua në Brooklyn tregoi dy makina të NYPD-së që po afroheshin tek protestuesit ndërsa këta të fundit i kanë sulmuar me objekte të ndryshme.

Makina e parë patrulluese fillimisht mbeti palëvizur në mes të rrugës para se demonstruesit të afroheshin.

Kur protestuesit filluan të qëllonin me shishe dhe objekte të tjera polici i dha gaz makinës duke përplasur turmën ku njerëzit dëgjoheshin teksa bërtisnin.

Kryetari i bashkisë Bill de Blasio tha se incidenti është nën hetim, por theksoi se oficerët mund të mos kenë pasur zgjidhje tjetër ndaj edhe reaguan në atë formë.

Protestat në SHBA të cilat nisën pas vrasjes brutale të një shtetasi të pafajshëm kanë degraduar deri në sulme të protestuesve kundrejt, komisariatit të policisë, bizneseve dhe bankave madje janë regjistruar edhe 2 të vdekur prej të shtënave me armë zjarri për të cilat ende po hetohet.

{“videoid”:”1590923289300″,”type”:50,”ratio”:0.75}

Burimi

Back to top button