fbpx
Lajme

Persona të armatosur e grabisin dhe e sulmojnë një qytetar një kryeqytet

Një grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Një qytetar ka qenë pre e grabitjes së një grupi të armatosur dje në Prishtinë. Lajmi.net ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ditën e djeshme, por zyrtarët policorë nuk kanë dashur të japin asnjë njoftim për rastin.

Ndërkohë, rastin e ka sqaruar gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës në raportin ditor për 24 orët e fundit.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me veturë, tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur ia kishin zënë pritën me veturën e tyre, nën kërcënimin e armës dhe goditjes që ia kishin bërë me dorëzën e armës të dyshuarit ia kishin grabitur një çantë në të cilën kishte pas para dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Më pas të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close