Lajme

Pija ‘magjike’ me katër përbërës që pastron mushkëritë sado vite të keni pirë duhan

Të gjithë janë të njohur me rreziqet që vijnë nga pirja e duhanit, e sërish vazhdojnë të tymosin duke pretenduar se ajo cigare i qetëson.

Nëse prej disa vitesh me radhë jeni duhanpirës, dëmi që i keni bërë rrugëve respirator është shumë i madh, por jo i pakthyeshëm. Katrani që ka mbulua cipën e mushkërive mund të shkaktojë dhimbje gjoksi, koll , bronkit e deri në qeliza kancerogjene.

Pasi të keni hequr dorë nga cigarja, apo ta keni rralluar këtë të fundit, ju duhet të përshpejtoni procesin e pastrimit të mushkërive duke pirë pijen magjike.

Xhinxher: Kjo rrënjë ka aftësinë për të eliminuar mukozën shtesë në mushkëri. Xhinxheri ka qenë i njohur për fuqitë e tij të veçanta shëruese dhe mund të eliminojë toksinat që mund të gjenden në traktin tuaj të frymëmarrjes.

Qepa: Mund të lehtësojë simptomat e problemeve të ndryshme të frymëmarrjes dhe madje mund të ndihmojë në luftimin e kancerit.

Shafran i Indisë konsiderohet si një nga erëza më të fuqishme. Shafran i Indisë përmban acide yndyrore omega-3, vitamina dhe minerale. Mund të luftojë bakteret, viruset dhe qelizat kancerogjene.

Për këtë recetë, do t’ju duhet:

Një kilogram qepë.

Një rrënjë e vogël xhinxheri.

Një litër ujë.

400 gram mjaltë.

Në një litër ujë, shtoni mjaltin dhe vendoseni në zjarr. Kur uji të fillojë të valojë shtoni qepën dhe rrënjën e xhinxherit. (Qepa dhe xhinxheri duhet të jenë të prerë). Shtoni shafranin e Indisë kur përzierja të vlojë sërish. Ulni zjarrin dhe lëreni përzierjen derisa të përgjysmohet.

Hiqeni nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur hidheni në një kavanoz. Kjo pije duhet ruajtur në frigorifer dhe duhet konsumuar nga një lugë në mëngjes esëll dhe në darkë përpara se të hani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button