Lajme

Plaçkitje në një market në kryeqytet, policia i zë hajnat në flagrancë (VIDEO)

Një plaçkitje ka ndodhur para pak çasteve në një nga marketet e kryeqytetit, raporton IndeksOnline.

Persona të dyshuar kanë plaçkitur një grua derisa ajo po shërbehej në një market ushqimor i cili ndodhet afër “Extreme Pizza” në Prishtinë.

Reagimi i policisë së Kosovës ishte i menjëhershëm ku është bërë i mundur arrestimi i të dyshuarve në flagrancë.

IndeksOnline ka siguruar foto nga ky rast ku hajdutet përfunduan në pranga dhe u dërguar menjëherë drejt stacionit policor.

Policia 1
Policia 1

Për këtë rast është njoftuar me kohë edhe prokurori i shtetit i cili do të vendos për masën e ndalimit ndaj të dyshuarve./IndeksOnline/

Back to top button