Lajme

Plagosje në Prishtinë me armë zjarri dhe thika

Gjatë ditës së djeshme në polici janë raportuar dy raste të sulmeve me armë zjarri dhe me thikë, ku personat e përfshirë kanë përfunduar në spital.

Një rrahje ka ndodhur mes dy të rinjëve meshkuj dhe të personi tjerë ku është përdorur edhe armë zjarri.

Dyshohet se personit të dyshuar i kanë dal në ndihmë dhe persona të tjerë të cilët kanë sulmuar fizikisht viktimat, me ç’rast dyshohet se është përdorur edhe një armë zjarri.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar dhe tretman mjekësorë. Në vendngjarje njësitë policore kanë gjetur një gëzhojë.

Në lidhje me rastin nuk raportohet për të arrestuar, rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, një rast tjetër ka ndodhur poashtu në Prishtinë, ku viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me disa persona të panjohur, njëri prej tyre e kishte goditur me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet.

Burimi

Back to top button