Lajme

Plaku Shqiptar ”Albin Kurtin mund ta krahasoni me Bill Clintonin!”




Kurtish Ejupi, 88 vjeç nga Tetova:

“Unë nuk kam hallin e interesave, si shumë shqiptarë që liderët e tyre i lavdërojnë e i bëjnë Skenderbega, Hasan Prishtina e Isa Boletina, por është e qartë se pse e bëjnë këtë, e bëjnë për interes; dikush e bën këtë për idare, për bukë, për një vend pune!

Pastaj, dikur të gjithë pas Ibrahim Rugovës, por kishin të drejtë njerëzit, sepse ishte burrë i kujdesshëm, i vëmendshëm;pastaj dikush pasa Nevzat Halilit; shumica Nevzatin e donin për interes; pastaj dikur pas Arben Xhaferit, pas Abdurraman Halitit, kishin njerëzit interese, jo që i simpatizonin; pastaj pas Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramushit, jo që i vlerësonin, por kishin interese;pastaj pas Ali Ahmetit, jo që e repektojnë shumica, por se kanë hallin e pozitave, hallin e interesave të tyre; pse mos e duan disa që ia kanë pa hajrin Ali Ahmetit, janë zgjedh kryetar komunash, kanë punësuar krejt familjen, me nënë, me baba, me motër, me teze, me hallë, pse mos i thonë Ali Ahmetit se je Skenderbeg; i thonë sepse kanë hallin e tyre, kanë hallin e fitimit, hallin që të marrin sa të mundin!

Prandaj krahasimet i bëj unë; kam pension, nuk më duhet as Alia, As Menduhi, as Hashimi, as Albini!

Prandaj, shqiptari më i pastër, më i çiltër, më i drejtë, pa hile, pa njolla është Albin Kurti dhe këtë unë e krahasoj me Bill Clintonin!

Nëse ju prishet qejfi, pini pak bozë ju qetëson, është për nervozë!”

Intervistoi Liza BEQAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button