Lajme

Planet e Kurtit për dialogun

Qeveria e Kosovës dhe Brukseli zyrtar kanë shfaqur pajtueshmëri përkitazi me gatishmërinë që të shkohet drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është konfirmuar nëpërmjet një shkëmbimi të letrave mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe të dërguarit të porsaemëruar të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, shkruan KOHA.

Derisa me diplomatin evropian Lajçak, kryeministri Kurti ka pajtueshmëri, këto qëndrime janë të kundërta me ato të presidentit Hashim Thaçi, i cili kundërshton rolin e Bashkimit Evropian në fazën e ardhshme të dialogut. Derisa kryeministri në detyrë Kurti e sheh të pazëvendësueshëm rolin e BE-së krahas atij të SHBA-së, për presidentin Thaçi dialogun duhet ta drejtojë vetëm Ëashingtoni.

Madje, sipas Thaçit, Brukseli nuk ka kredibilitet për t’u marrë me këtë proces. Këtë e ka ndërlidhur me faktin se Lajçak dhe shefi i tij, spanjolli që është shef i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button