Lajme

“Plazma keksi” i AAK-së bëhet Zëvendes-Ministër i Arsimit

Driton Bardheci i AAK-së , është emëruar zv.ministër i Arsimit, në Qeverinë e Avdullah Hotit. Ky lajm u bë i ditur sot në një postim të Driton Bardhecit në rrjetin social Facebook. Bardheci e ka falenderuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për besimin e dhënë. Driton Bardheci, u bë i njohur me “Plazmat” përmes aksíonit protestues të Rinisë së AAK-së, para qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, ku kishte të bënte me vendimin për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. /KosovoInsights

Source link

Back to top button