Lajme

Po dyshohet se ishte me koronavirus, humb jetën një person nga kjo komunë

Një 37 vjeçar i cili vuante edhe nga disa sëmundje të rënda ka ndërruar jetë pasditën e së hënës në spitalin Rajonal të Dibrës.

Burime pranë këtij spitali thanë se është dyshuar që 37 vjeçari, të ketë qenë i prekur edhe me Covid-19.

Nisur nga kjo drejtues të spitalit Rajonal Peshkopi dhe ato të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dibër, i kanë marrë tampon 37 vjeçarit, shkruan faxweb.al.

Institucionet shëndetësore në Dibër janë në pritje të përgjigjes së analizave për të vijuar më tej me procesin e nevojshëm, ku nëse do të rezultojë pozitiv do të gjurmohen kontaktet e tij.

Burimi

Back to top button