Magazina

“Po e shijoj lidhjen me Romeon tim, unë Zhulieta”, flet Arta Nitaj pas të thënave se është në lidhje me Romeo Veshajn

Në mesin e shumë spekulimeve që po qarkullojnë me të madhe në portalet shqiptare, javëve të fundit u ngrit një hipotezë e re sa i përket prezantueses Arta Nitaj.

U tha se ajo po shijon një romancë me aktorin e njohur, Romeo Veshaj, shkas u bënë disa fotografi në të njëjtin vend të Artës dhe Romeos.

Ata të dy pozuan përpara një restoranti luksoz, përkundër se intervalet e fotografive ishin me një diferencë prej disa ditësh, kaq iu mjaftoi një pjese të portaleve shqiptare.

E kush më mirë se vet Arta mund të na tregojë të vërtetën?E kontaktuar nga Prive.al, ajo zbuloi raportin e saj me Romeon, që siç pritej, nuk kishte lidhje me atë që thuhej në një pjesë të medias online.

“Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo, thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti “Namos”, për Vitin e ri Romeo s’ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë, kam Romeon tim, unë Zhulieta” – u shpreh Arta.

Lajmi kryesor në këtë reagim, përpos demantimit është ai i lidhjes së Artës, jo duket se po e shijon një lidhje plot romancitet me Romeon e saj i cili s’është Veshaj!

U përfol se Arta dhe Romeo janë në lidhje dashurie, reagon modelja shqiptare?

Arta Nitaj dhe Romeo Veshaj ishin kryefjala e medieve rozë ditën e djeshme.

Shkak u bë një fotografi në të njejtin vend që bëri të aludohet se dyshja janë në lidhje dashurie dhe kanë filluar pushimet në Dubai.

Sipas fotografive që Arta Nitaj ka postuar në Instagram, ajo është duke kaluar kohë vetëm me mikeshat e saj, Arta Elezaj, Stina dhe Kejvina.

Kejvina Kthella me sa duket ka reaguar ndaj këtij lajmi që po qarkullon në rrjet duke u shprehur: Hajde gëzuar, mos u merrni me llafe./Blic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button