Lajme

“Po numërojmë drejt zeros, vetëm 9 raste me koronavirus në Klinikën Infektive”, infektologu Krasniqi i emocionuar jep lajmin

Infektologu Valbon Kransiqi, ka bërë të ditur se për herë të parë pas tetë javësh në Infektivë numri i pacientëve është njëshifror.

Nga 861 të infektuar me koronavirus në Kosovë, 561 prej tyre kanë arritur që të shërohen.

E ky numër i madh i të shëruarve ka emocionuar edhe infektologun Valbon Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Krasniqi, ka bërë të ditur se në Kosovë është duke filluar numërimi drejt zeros.

Sipas tij, për hërë të parë pas tetë javësh në Klinikën Infektive numri i pacientëve me koronavirus është njëshifror dhe se ky është një gëzim për të gjithë stafin mjekësor.

Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Fillon numërimi drejt ZERO-s

Sonte në klinikë me 12 pacientë. Shërohen 3 prej tyre,

Nga nesër me numër njëshifror të pacientëve në klinikë (vetëm 9 )

Saktēsisht, sot pas 8 javësh betejë me koronavirusin, fillon numërimi drejt ZERO-S.

Po përjetojmë me gëzim rezultatet e durimit të qytetarëve dhe punës profesionale të gjithë personelit shëndetësorë

Falemnderit qytetarë për durimin.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button