Lajme

Policia hap konkurs për polic të rinj, këto janë kriteret




Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nga ora 10:00 ka nisur fushatën sensibilizuese për aplikim për punësim në Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media e lëshuar nga policia e Ferizajt.Policia, në prani të medieve lokale ka shpërdanë disa fletushka sensibilizuese për procedurat e aplikimit për punësim në Policinë e Kosovës, ku janë dhënë informata të nevojshme për procesin e aplikimit i cili do të nisë së shpejti.

KUSHTET MINIMALE PËR APLIKIM:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
Të ketë integritet personal dhe vlera te larta etike ;DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM:
Formulari i aplikimit ;
Kopja e diplomës ;
Dëshmi për kualifikime të tjera ;
Certifikata e lindjes ;
Vërtetimi që nuk është nën hetime ;
Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës ;
Një fotografi të formatit 5×5 dhe udhëzime tjera mbi testimin .Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim që gjeneratat e reja të dy gjinive , të të gjitha komuniteteve të aplikojnë për punësim në polici dhe ti shërbejnë qytetarëve të tyre.
Ky aktivitet u mbajt në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit ‘’, në qendrën ‘’Village & Shoping ‘’ dhe në fshatin Dubravë , tek komuniteti ashkanlinjë në Ferizaj.Kësisoj, për disa ditë , do të shpërndahen fletushka edhe në komunat tjera të rajonit të Ferizajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button