KosovëKronika e zezëLajme

Policia jep detaje për përleshjen me armë zjarri mes dy familjeve në Podujevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për rastin e djeshëm në Podujevë, ku pati edhe të shtëna me armë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, dy persona deri më tani janë arrestuar – kurse dy të tjerë janë në arrati.

Njoftimi i plotë:

Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 25.10.2022 – 15:42. Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasoj e të shtënave me armë zjarri lëndime trupore ka pësuar i dyshuari mashkull kosovar i cili vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK, pastaj si pasoj e xhamave të thyer lëndime kanë pësuar edhe dy kalimtarë të rastit, viktimat meshkuj kosovar të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa edhe dy të dyshuar janë në arrati. Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit, njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK nën sigurimin e policisë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button