Lajme

Policia serbe arreston shqiptarin nga Kosova, pronar i furrës i cili ju jepte bukë serbëve gjatë orëve policore

Një shqiptar, pronar i një furre buke, u arrestua në Rrugën e Kosovës në Vranjë të Premten, pak para orës 16:00, njofton gazeta “Bota sot” duke ju referuar burimeve nga Vranja.

Mësohet se, dëshmitarët kane pare dy makina te policisë ne rrugën e “Kosovës” (“Kosovasak Ulica”) në Vranje, ku gjendet furra e një shqiptari nga Kosova i cli ju dhuronte buke gjate orës policore.

Sipas të dhënave të OJT në Vranjë, në një aksion të përbashkët nga Komuna dhe policia eshtë arrestuar shqiptari (1977) pasi u kap “duke punuar dyqan klientësh në orën 15:50 minuta” përkundër orës policore.

“Ai u arrestua për mosrespektim të vendimit për kohën e punës të 26 Marsit, i cili e shkurton atë në 03:00..” thonë ata në OJT.

Disa qytetarë serbe kanë thënë se “ishte e tmerrshme, ku pamë policinë para furrës. Bukëpjekësi nga Kosova nuk bënte asgjë veq dhuronte buke ku fëmijët tanë serbë kishin uri”.

Do përkujtuar se ne Vranje gjenden dy furra me pronarë shqiptarë nga Kosova. E para gjendet ne Rrugën e “Kosovës” (Ulica “Kosovaska”, 50 ) ne Vranjë, kurse e dyta “Pekara Klas-Vranje”, gjendet te tregu i gjelbër ne hyrje te ketij qytetit.

Në bisedë e sipër me drejtuesit e këtyre dy furrave ne Vranje se ata ne dite shesin deri ne 1000 bukë, duke mos përfshirë këtu burek, kifle, petulla, ëmbëlsira e specialitete tjera te shijshme.

“Nuk është bash lehte te punosh këtu ne mesin e serbeve Vranje,. Ne Kosove ishim, s’patem pune, nuk patëm kushte as ndihmë nga qeveria jone për te ushtruar ndonjë biznes, zeje.. dhe ja këtu kemi gjete mbështetje nga qeveria serbe qe 10-15 vite po e fitojmë bukën tone. Zori c’kas po të shtike me bë. Se bash prej qejfi s’kemi ardhur këtu ne Vranje me punue qindra kilometra larg famlijës, atedhut. Jemi larg vendlindjes, shpesh këtu harrojmë lodhjen nga merzijat, nga malli për vedion tonë…” thotë për gazetën “Bota sot” njeri nga pronaret e këtyre furrave shqiptare ne Vranjë.

Sipas njërit nga këta pronare te furrave ne Vranje “sjelljet tona, por edhe te myshterinjve tanë këtu ne qytetin e Vranjes janë te mira dhe s’kemi problem me ta e as ata me ne. Ja bëjmë hyzmetin, e bëjmë punën tone me nderë. Fundja kemi ardhur këtu me fitue, kurse këta me hangër buken tone sa me te mirë, me kualitet dhe te paster. Kryesorja keta jane te kenaqur me buket tona dhe pritjen, ndryshe nuk do te vinin tek ne..”

“I presim mishterit ashtu siq na prezantohen ata, ashtu siq na përshëndesin..Na përshëndesin shqip, ne ja kthejmi shqip, serbisht-serbisht Deri sot askush kush nuk na ka thëne pse po flet shqip!. Kjo eshte furre qytetarëve.. Ne ketu nuk shesim as politikë e as mendë, por bukë…” na thanë në fund pronaret e furrave shqiptare ne Vranjë.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button