Lajme

Presidenti: Falë institucioneve tona të shëndetit publik, kemi numër të vogël vik timash nga COVID-19

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur sot para mediave për Samitin e Zagrebit që u mbajt dje.

Thaçi ndër të tjerash tha se fokus i tij në këtë Samit ishte pikërisht kërkesa për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përpos kësaj ai deklaroi se është diskutuar fillimisht edhe për pandeminë COVID-19.

Presidenti theksoi se falë institucioneve tona të shëndetit publik, falë mjekëve tani kemi një numër të vogël vik timash, transmeton Indeksonline.

“Dëshiroj që fillimisht të falënderoj shtetin kroat, kryeministrin për organizimin e këtij samiti dhe shprehë mirënjohje për krijimin e mundësisë që Kosova të përfaqësohet në nivel të barabartë sigurt të gjithë të tjerët, si shtet i pavarur dhe Sovran.

Ajo çka sot dua të theksoj është se thuajse të gjithë liderët kanë folur për rëndësinë e vazhdimisht të luftës apo për të sfiduar pandeminë duke shprehur ngushëllimet më të thella për vik timat e COVID019.Falë institucioneve tona të shëndetit publik, falë mjekëve tanë kemi një numër të vogël vik timash. Fokusi mbetet edhe sot edhe në ditët e javët e ardhshme, në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, por në të njëjtën kohë në hapa të mëtutjeshëm edhe prioriteti për ringjalljen e ekonomisë.

Dua të falënderojë shtetet anëtare të BE-së që kanë dhënë ndihmë ndaj institucioneve të Kosovës. Përkundër pandemisë, Kosova mbetet e fokusuar në prioritetet e saj, në veçanti në funksionimin e institucioneve demokratike, efektiv dhe efikas dhe forcimin e sundimit të ligjit, sfidimin e COVID-19 dhe vazhdimin e funksionimit të shtetit”, tha Thaçi./Indeksonline/

Back to top button