Lajme

Presidenti i Ballkanit merr këtë vendim për të ardhmen e Ismet Munishit

Presidenti i Ballkanit merr këtë vendim për të ardhmen e Ismet Munishit

Dy rezultate aspak të pritura për Ballkanin pas rifillimit të garës në futbollin kosovar kanë luhatur jo pak këtë ekip.

Pas barazimi pa gola ndaj Feronikelit në gjysmëfinalen e Kupës, tashmë skuadra e Ismet Munishit ka përsëritur rezultatin edhe në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit ndaj Drenicës.

Ky rezultat ka bërë që ‘portokallinitë’ të humbasin vendin e parë, vend që tashmë e zë skuadra e Dritës.

Por, këto rezultate nuk e kanë lëkundur aspak qëndrimin e presidentit të klubit, Arsim Kabashin, për kreun e shtabit teknik, shkruan Gazetasheshi.com.

Kabashi i beson punës së Munishit, derisa i ka garantuar atij që e ka të sigurtë pozitën e shefit të shtabit teknik te ky klub edhe për shumë vite.

Ja postimi i plotë i Kabashit:
BABA i Trainerave në Shqiptari , edhe 20 vjet kontrate ka në FC Ballkani edhe nese kurr nuk bahemi Campion 😎

Krenar dhe falenderus per gjithcka që je tu dhan ne klubin e qytetit i dashur Trainer ❤
Munishi më parë ishte trajner në klubet si Vëllaznimi, Feronikeli, Besa, Drita, Hajvalia dhe Llamkos Kosova.

Burimi

Back to top button