Lajme

“Presidenti Thaçi: Jo reciprocitet me Serbinë“

Presidenti i Kosovës po i afrohet vitit të fundit të mandatit të tij si President dhe për BBC-në në gjuhën serbe flet për të gjitha gjërat që mund të ndryshohen gjatë këtij viti.

Teoria politike thotë se çdo pushtet hapat e mëdhenj dhe vendimet e mëdha i merr në vitin e parë të mandatit, në mënyrë që mund t’i menaxhojë pasojat e saj deri në zgjedhjet e ardhshme.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për më pak se një muaj hyn ne vitin e fundit të mandatit pesëvjeçar, të shënuar me negociatat e papërfunduar mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Nëse diçka ka për të ndodhur në negociata me Serbinë, do të ndodh këtë vit.
Nëse nuk ndodh gjatë këtij viti, kam fr ikë që do të humbim dekadat e tëra”, thotë Thaçi në intervistë për BBC-në në gjuhën serbe.

Edhe pse pjesëmarrësit e tjerë në negociata thonë se nuk ka pre sione dhe nguti, Thaçi shpjegon se viti përfundimtar i mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump është koha më e mirë për marrëveshje në Ballkan.

“Nuk mendoj se mund ta fitojmë prape vëmendjen e presidentit Trump, të SHBA-së dhe ekipit të tij.

Ky kthim i vëmendjes së SHBA-së drejt rajonit tonë është bekim nga zoti për Kosovën, por edhe për Serbinë – ne duhet ta shfrytëzojmë këtë.”

Presidenti i Kosovës fuq ishëm i mbështeti nënshkrimet e fundit të letrave të shprehjes së interesit për vendosjes e transportit ajror dhe hekurudhor mes Beogradit dhe Prishtinës, që janë pjesë e dakordimeve të arritura nën patronatin e të dërguarit të presidentit amerikan, Richard Grenell.

Thaçi edhe vet ishte pjesë e negociatave në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiqin, të cilat i ka udhëhequr legjislatura paraprake e Komisionit Evropian, e që deri tani nuk rezultuan me marrëveshje përfundimtare, por rezultuan me një varg marrëveshjesh, nga të cilat vetëm disa janë zbatuar.

Nga “kurrë s’kemi qenë më afër” deri te “jemi shumë larg”

Përvoja e Hashim Thaçit në negociata me Serbi matet me dekada.

Pothuajse nuk ka pasur tavolinë të negociatave ku nuk ka qenë i pranishëm edhe ai, që nga viti 1999, kur si njëri nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte pjesë e delegacionit në Rambuje.
“Kurrë s’kemi qenë më afër marrëveshjes sepse shumë procese të tjera janë përfunduar – Kosova është e lirë dhe e pavarur, kurse Serbia di për pavarësinë e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, jemi shumë larg – shumë do të varet nga liderët e të dy vendeve, a do të investojnë në të ardhmen apo do të mbesin peng i së kaluarës”.

Thaçi së bashku me Ivica Daçiqin, kur të dytë ishin në funksionet e kryeministrave, e nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013.

Me Aleksandër Vuçiqin ka biseduar në nivelin presidencial në negociata të cilat i ka udhëhequr ish Përfaqësuesja e Lartë evropiane Federika Mogerini, por këta dy u takonin edhe në forume të ndryshme ndërkombëtare edhe atëherë kur negociatat, zyrtarisht nuk kanë ekzistuar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme.

“Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada”, ka shkruar Thaçi.

Source link

Back to top button