Lajme

Pritet të testohen 5 familjarët e infermieres së prekur me koronavirus në Klinë

Komuna e Klinës ka të konfirmuara 4 raste me koronavirus. Një nga ta ishte ndër rastet e para në Kosovë, një shtetase italiane e cila kishte punuar në Klinë. Ajo tashmë është shëruar dhe ka shkuar në vendlindjen e saj. Megjithatë, janë tri raste tjera aktive nga kjo komunë, e që asnjëri nga personat e prekur me COVID-19 nuk jetojnë në Klinë.

Kryetari Zenun Elezaj ka treguar për Express se 5 familjarë të infermieres së konfirmuar me koronavirus do të testohen. Po ashtu, ai ka thënë se tashmë një person ka shkuar për t;u tedtuar, pasi kishte vizituar QKMF’në dhe kishte pasur simptoma

Elezaj ka treguar se personat që do të testohen për koronavirus dyshohet se kanë pasur kontakte me të prekurën me COVID-19 nga fshati Çabiç i kësaj komue.
“Jemi duke pritur që të testohen edhe 5 familjarë të të konfirmuarës së fundit nga komuna jonë, përkstesisht nga fshati Çabiç. Edhe pse ajo nuk jeton në Klinë, pasi është infermiere në një spital privat në Prishtinë, dyshohet se ka pasur kontskt me familjarët e saj”, ka thënë Elezaj.

Elezaj ka treguar se gjashtë familjarë të një infermiereje tjetër e cila kishte rezultuar pozitive në testimet për koronavirus, tashmë janë testuar.

“Janë testuar gjashtë familjarë të infermieres së QKUK-së e cila ka rezultuar pozitive në testimet për koronavirus para disa ditësh, për fat të mirë te gjithë kanë dalë negativë”, ka theksuar Elezaj.

Ndërkohë Elezaj ka thënë se një person nga komuna e Klinës tashmë është dërguar për testim, pasi kishte shkuar në QKMF me simptoma.

“E kemi një rast që e kemi dërguar për testim. Ka ardhur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare me simptoma, po presim reultatet e këtij rasti”, ka thënë Elezaj.
Ai ka treguar se QMF’të e Klinës janë mjaftueshëm të furnizuara me materiale shpenzuese.

Derisa ka bërë të ditur se qytetarët po i respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës për të qëndruar në shtëpi.

Ndërkohë, tashmë numri i personave të konfirmuar me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 387. Të shëruar tashmë janë 66, ndërkaq 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Rasti i fundit i vdekjes u shënua mëngjesin e sotëm, ku një 69-vjeçar nga komuna e Suharekës, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës vazhdimisht po bën apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë, për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

Burimi

Back to top button