Lajme

Profesori i njohur largohet nga Lëvizja Vetëvendosje

Flamur Maloku i cili është profesor në një nga universitetet private edhe zyrtarisht është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Maloku nuk ka treguar arsyen pse është larguar nga kjo levizje, shkruan Albanian Show

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook.

Deklaratë

Miq e dashamirë,

Kontributi im në letërsi ka për qëllim që studimet e bëra t’i kontribuojnë zhvillimit të letërsisë në veçanti dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Edhe qëllimi im politik në Lëvizjen Vetëvendosje! ishte po ky, i njëjti; t’i kontribuoj Kosovës dhe popullit tim.

Për arsye të ndryshme, unë nga sot e deklaroj dorëheqjen time nga Lëvizja Vetëvendosje!.

Duke mos u penduar asnjëherë për punën që bëj dhe duke ju falënderuar përzemërsisht për përkrahjen në çdo kohë, dëshiroj të theksoj se do të vazhdoj të punoj pareshtur dhe të merrem njëkohësisht me studimet e profesionit tim.

Veprimtaritë mund të ndryshohen, por idealet kurrë!

Me nderime,
Flamur Maloku

 

 

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button