Lajme

PROFIL/ Kush është pasuesja e mundshme e Kim Jong-un

Nga Vandana Rambaran, Fox News

Mes spekulimeve rreth shëndetit të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vëmendja është zhvendosur te motra e tij e pakapshme, që mund të jetë në radhë për të marrë drejtimin e dinastisë Kim.

Edhe mosha e Kim Yo Jong është një mister. Ajo është përfolur se është 32 vjeç, afërsisht katër vjet më e re se vëllai i saj dhe raportohet se është fëmija më e vogël e ish-udhëheqësit Kim Jon Il.

Dalja e saj e parë publike ishte në funeralin e babait të saj në vitin 2011. Që nga ajo kohë, ajo ka punuar pa zhurmë në sfondin e regjimit të Kim Jong Un, madje e shoqëroi atë në vitin 2018, kur u takua me liderin e Koresë së Jugut, Moon Jae In gjatë samitit historik mes dy kombeve.

Vetëm disa muaj më herët ajo kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang, në Korenë e Jugut, duke u bërë anëtarja e parë e familjes sunduese të Koresë së Veriut që viziton rajonin që nga fundi i Luftës Koreane në vitin 1953. Ajo më vonë mori pjesë në një darkë shumë të mediatizuar me Moon Jae In.

Kim Yo Jong do të bëhej gruaja e parë që sundon mbi Korenë e Veriut, shteti që ka ngritur një kështjellë bërthamore pavarësisht se pjesa tjetër e vendit jeton në varfëri.

Seuli ka mohuar vazhdimisht zërat se shëndeti i Kim Jong Un është në rrezik të madh, edhe pse thashethemet e pakonfirmuara thonë se ai është në gjendje kome pas një operacioni në zemër.

Reputacioni i Kim Yo Jong sugjeron se ajo do të sundojë njësoj si vëllai i saj, i cili ka përfaqësuar gjeneratën e tretë të familjes së tyre në krye të Koresë së Veriut.

Në një deklaratë të rrallë publike në marsin e shkuar, ajo kritikoi Shtëpinë Blu presidenciale të Koresë së Jugut për thirrjet ndaj Koresë së Veriut që të ndërpresë testimet e armëve bërthamore në një përpjekje për të ulur tensionet në rajon.

Kim Yo Jong aktualisht shërben si drejtoreshë e parë në Komitetin Qëndror të Partisë së Punëtorëve.

Zyrtarët amerikanë e kanë vendosur atë në listën e zezë në vitin 207 për abuzime me të drejtat e njeriut.

Burimi

Back to top button