Lajme

Prokurori special kërkon dënimin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Prokurori special Atdhe Dema, në fjalën e tij përfundimtare, ka kërkuar që ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, ish-zyrtari i komunës Ismet Isufi, zyrtari Gani Rama dhe biznesmeni Veli Hajdaraga, të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre.Pal Lekaj akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për kohën sa ka qenë në krye të kësaj komune.

Për keqpërdorim pozite po akuzohen edhe Isufi dhe Rama, ndërsa për mashtrim me subvencione po akuzohet Veli Hajdaraga.Në seancën e së martës, fillimisht para se të jepej fjala përfundimtare janë administruar provat materiale.

Më pas, Lekaj, Isufi dhe Hajdaraga vendosen që të mbrohen në heshtje. Këta dy të fundit shtuan se qëndrojnë prapa deklarimeve të dhëna më herët.

E në fjalën e tij përfundimtare, prokurori Dema tha se ngelet prapa aktakuzës së ndërtuar me shkrim, pasi që e njëjta është vërtetuar në tërësi, si përkitazi me fajësinë e të akuzuarve ashtu edhe me përgjegjësinë e tyre penale.

“Marrë për shkas vendimin e Apelit, pikat për të cilat ne jemi këtu sot dëgjimin e ekspertit dhe elaborimin e pikave të tjera që na ka detyruar Apeli që ju ti gjykoni e ne rishikojmë vërtetohet përsëri në mënyrë të plotë se të akuzuarit kanë kryer veprat penale të paraqitura në aktakuzë, duke vërtetuar në tërësi edhe kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale”, tha prokurori.Në fund të fjalës së tij, prokurori i propozoi gjykatës që të akuzuarit t’i shpallë fajtor dhe t’i ndëshkojë sipas ligjit.

Në anën tjetër, mbrojtësi i Pal Lekajt, avokati Arianit Koci, i cili fjalën e tij përfundimtare e dorëzoi në formë të shkruar, tha se prokuroria nuk e ka marrë fare mundin që të merret me vërejtjet e Gjykatës së Apelit.

“Gjykata e Apelit në mënyrë të qartë i ka artikuluar vërejtjet e veta, e prokurori nuk e murr mundin fare t’ia bëjë të qartë gjykatës të gjitha vërejtjet që janë bërë nga Gjykata e Apelit, mes tjerash Apeli thotë se gjykata e shkallës së parë nuk ka arritur ta vërtetojë kohën e kryerjes së veprës penale dhe sipas Apelit e njëjta është përcaktuar paushall dhe jo kohën kur të pandehurit kanë vepruar apo janë dashur të veprojnë”, tha avokati Koci.

Avokati Koci tha se edhe pse Lekaj është i pafajshëm, ai tashmë e ka marrë një dënim për shkak se i njëjti tash e 7 vite zvarritet në procedurë penale, që nga hetimi e deri tani.Mbrojtësi i të akuzuarit Rama, avokati Ndrecë Dodaj deklaroi se edhe gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor nuk janë vërtetuar pretendimet e ngritura nga prokuroria se Gani Rama ka alokuar, lejuar apo aprovuar mjete për llogari të biznesit në aktakuzë.Ndërsa, mbrojtësit e të akuzuarve Isufi dhe Velihajdaraga, avokatët Bajram Morina dhe Agim Muhaxhiri thanë se qëndrojnë prapa fjalëve përfundimtare të shqyrtimit të kaluar.

Avokati Morina tha se duke marrë parasysh vendimin e Apelit në këtë rast ka arritur parashkrimi absolut, duke kërkuar nga gjykata që ndaj të akuzuarit Isufi të merret aktgjykim refuzues.Ndryshe, para dhënies së fjalës përfundimtare, gjykatësi Shaqir Zika ka kërkuar nga prokurori që të deklarohet në lidhje me vërejtjet dhe sugjerimet e Apelit rreth përcaktimit të kohës së kryerjes së veprës penale.

E prokurori Atdhe Dema tha se qëndron prapa kësaj aktakuze siç është dhënë në përshkrim, e kjo sipas tij, për faktin se mes të tjerash se pagesat dhe faturat janë lëshuar deri më 19 shtator 2014 dhe si pasojë prodhojnë efekte ashtu siç është paraqitur në aktakuzë.Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Shaqir Zika, me anëtarë Mentor Bajraktarin dhe Besarta Dolin, kanë caktuar 21 janarin për shpalljen e aktgjykimit në këtë rast.

Profesori universitar Blerim Latifi thotë se pa luftën e UÇK’së vendi ynë s’do të pavarësohej. Latifi dhe Skendër Hyseni kanë debatuar në emisionin Pressing në T7.

“Z.Hyseni (Skender) tha se e kemi refuzuar më 1995 autonominë. Unë po të garantoj se nëse nuk kish shpërthyer lufta e UÇK’së na kishim përfunduar me një autonomi sa për që Rugova kish refuzuar”, tha Latifi.

“Ti mundesh me nënqeshë por nëse s’kish shpërthyer lufta këtu, nëse nuk ish derdh, më fal është pak frazë e rëndë, por nëse nuk ish derdh gjaku në këtë vend, nëse nuk do të ishte luftuar në këtë vend ne kishim përfunduar në autonomi herët a vonë”, shtoi ai.

Me këtë nuk është pajtuar Hyseni.

“Po të mos ndodhte ajo që botërisht definohet ndërkombëtarizim i problemit të Kosovës unë ty të garantoj se Kosova s’do ta fitonte përkrahjen e botës”, tha Hyseni.

“Nuk ka qenë aq i pa meçër Rugova sa mos ta dinte se do të vinte dita që do të shpërthente lufta por donte ta shtynte për të përfituar sa më shumë mbështetje ndërkombëtare”, tha Hyseni.

“Po të mos ishte intervenimi i NATO’s ti s’do të kishte as autonomi as shtet”, tha Hyseni.

“Nuk mendoj ashtu”, ia ktheu Latifi. Ish vonuar, kishim pësuar më shumë por pa e çliruar Kosovën s’e kishim lënë”, theksoi Latifi.

Kuvendi i Kosovë do të ketë një rregullore të re.

Në këtë rregullore janë paraparë sanksionet financiare të deputetëve për mungesë në seanca.

Pas përfundimit të draftit për rregulloren e re të punës së Kuvendit të Kosovës, pritet që i njëjti të shqyrtohet dhe miratohet në lexim të parë brenda këtij muaji.

Deri në këtë fazë të gjitha partitë politike janë shprehur pro miratimit. Rregullorja e re e punës së Kuvendit do t’i përfshijë edhe sanksionet financiare për deputetët që nuk marrin pjesë në seanca plenare dhe nuk e lajmërojnë paraprakisht kryetarin e Kuvendit.

Nga KDI thonë se zgjedhjet lokale ndikuan në punën e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast edhe u vonua procedimi i rregullores së re të Kuvendit.

‘Fillimisht ishte menduar që rregullorja të procedohet në sesionin pranverorë të vitit të kaluar, më pas u shty për atë vjeshtorë, por zgjedhjet lokale penguan dinamikën…Duket se këtë herë ka gatishmëri që të arrihen së paku 80 vota dhe rregullorja e re të kalojë në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Agnesa Haxhiu nga KDI.

Anëtari i LVV-së në grupin punues, Adnan Rrustemi pret që kjo rregullore gjatë këtij muaji të jetë në Kuvend për procedim dhe miratim.

“Rregullorja e re e Kuvendit, iu shërben të gjithëve. Gjithsesi pres që në janar rregullorja të jetë në shqyrtim dhe lexim të parë, pastaj në përputhje me procedurat që ka rregullorja e vjetër, të presim amandamentimet që sjellin deputetët”, deklaroi Rrustemi për RTV 21.

Anëtarët e PDK e LDK në grupet punuese nuk janë deklaruar nëse do të votojnë pro rregullores së re, derisa nga AAK kanë thënë se do ta votojnë këtë rregullore.

“Edhe kjo legjislaturë sikurse edhe ato paraprake janë vonuar në miratimin e rregullores. Në fakt rregullorja nuk është miratuar pasi LVV ishte kundër gjatë gjithë këtyre viteve. Ne jemi për dhe kemi marrë pjesë në hartimin e rregullores”, deklaroi Besnik Tahiri.

Rrustemi thotë se me rregullore parashihet edhe ndëshkimi i deputetëve nëse ata mungojnë në seanca pa lajmëruar paraprakisht Kryetarin e Kuvendit.

“Rregullorja e re adreson edhe çështjen e mospjesëmarrjes së deputetëve në seanca parlamentare. Natyrisht se është paraparë se ashtu siç marrin mëditje deputetët duke marrë pjesë në seanca, do të ndëshkohen financiarisht nga paga bazë deputetët që nuk marrin pjesë në seanca pa njoftuar paraprakisht Kryetarin e Kuvendit”, deklaroi Rrustemi.

Për këtë rregullore nevojitet vota e 2/3 së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Bllok tarifa: Nëse keni paguar faturë të energjisë 58 euro, ZRRE tash propozon që të paguhet 109 euro

Zyra e Rregullatorit për Energji është në procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave për aktivitetet në sektorin e energjisë elektrike.

Si shtet neto-importues i energjisë elektrike, edhe Kosova është ndikuar nga rritja e çmimeve në Evropë. Përveç rritjes së çmimeve, në vitin 2021 në Kosovë është shënuar rritje të ndjeshme të kërkesës për energji elektrike, gjë që ka cenuar edhe sigurinë e furnizimit. Kjo është ndikuar pjesërisht nga ndryshimet e strukturës tarifore të vitit 2017, që kanë synuar thjeshtimin e strukturës por që kanë ndikuar në zvogëlimin e nxitjes për efiçiencë të energjisë dhe përdorimin e energjisë elektrike si alternativë më të lirë për ngrohje gjatë sezonës të dimrit, shkruan lajmi.net.

ZRRE-ja ka përgatitur dy raporte konsultative. Njëra nga to ka të bëjë me kthimin e bllok tarifave.

ZRRE-ja u ka ofruar kompanive të rregulluara, konsumatorëve dhe palëve tjera të interesit mundësinë që të shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e paraqitura në këtë raport konsultativ, dhe të komentojnë ato, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh. Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim, jo më vonë se 28 janar 2022, në ora 18:00h.

Propozimi i ZRRE, që reflekton kostot e ofrimit të furnizimit me energji elektrike, është që tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 9% për komponentën e energjisë të tarifave për konsumatorët biznesorë dhe për nivelin e konsumit deri në 600 kWh të konsumatorëve shtëpiak.

Niveli i konsumit mbi 600 kWh, që nuk mund të mbulohet nga kapacitetet vendore, furnizohet me tarifë prej 0.21 eur/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.09 eur/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët.

Sipas këtij propozimi, fatura me konsum mesatar prej 450 kWh do të rritetpër €2.29 në muaj, ndërsa fatura me konsum deri në bllok për 3.06€ në muaj.

Rritja për konsum që tejkalon bllokun 600 kWh është më e ndjeshme për shkak se reflekton çmimin e importit dhe për konsum mujor 800 kWh rritet për €26.98, ndërsa për konsum mujor prej 1000 kWh me €50.89.

Ndikimi i propozimit tarifor në faturat e konsumatorëve shtëpiak

Në këtë pjesë të raportit ofrojmë një analizë të ndikimit të propozimit të ZRRE-së në faturat e konsumatorëve shtëpiak, për nivele të ndryshme të konsumit:

Konsumatori me konsum 300 kWh/muaj – Në bazë të legjislacionit në Kosovë vlerësohet si energjia nevojshme për të mbuluar nevojat esenciale për një familje 4 antarëshe. Gjatë vitit, 20.5% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit.

Konsumatori me konsum 450 kWh/muaj – paraqet konsumin mesatar të një konsumatori të amvisërisë gjatë vitit. Bazuar në të dhënat e KEDS-it, konsumi mesatar (nga viti 2012 – 2020) nga amvisëritë që konsumojnë mbi 300 kWh/muaj, është ~ 460 kWh/muaj.

Konsumi mesatar në vitin 2021 për konsumatorët e amvisërive që konsumojnë mbi 300 kWh/muaj është rreth 440 kWh/muaj. Gjatë vitit, 44% e konsumatorëve nuk e kalojn këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit.

Konsumatori me konsum 600 kWh/muaj – paraqet konsumin bazik minimal të një konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69% të konsumatorëve nuk e kalojn këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, dhe 79% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës.

Konsumatori me konsum 800 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum mbi bllokun e propozuar.

Konsumatori me konsum 1000 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum më të lartë të energjisë elektrike.

Nëse supozojmë që konsumi i energjisë raporti tarifë e lartë/tarifë e ulët është e barabartë me mesataren e realizuar, ndikimi i propozimit të ZRRE-së në tarifat e konsumatorëve shtëpiak është si në tabelën në vijim:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button