Lajme

Prokuroria nis hetimet ndaj stafit mjekësor në Pejë për vdekjen e dyshimtë të 39 vjeçares nga Istogu me Covid-19

Pasditen e djeshme, në prezencë të familjarëve, është zhvarrosur trupi i Sevdije Kuklecit nga fshati Llugë e Istogut, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë.

Familjarët e të ndjerës, dyshojnë se ajo nuk ishte e prekur nga ky virus, për këtë arsye kanë kërkuar që trupi i saj të dërgohet për obduksion

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Pejës ka filluar hetimet ndaj stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Pejës që kishte trajtuar rastin e 39 vjeçares.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili tha se veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë nën dyshimin se është kryer vepër penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Prokurorja e Shtetit, Valbona Disha Haxhosaj me vetiniciativë i ka hapur hetimet dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për kryerjen e disa veprime hetimore lidhur hetimore në drejtim të veprës penale “keqtrajtim i pandërgjegjshëm mjekësor. Ka pasur raportime të shumëta lidhur me rrethat e vdekjes së viktimës, prokurorja me vetëiniciativë i ka hapur hetimet”, tha Nikçi

Nikçi shtoi se në bashkëpunim me Prokurorinë e Prishtinës është lëshuar urdhëresë për ekshumim (zhvarrosje) të varrit të të ndjerës.

Gjatë ekshumimit kanë qenë të pranishëm edhe prokurorja dhe Policia.

“Me urdhëresë të prokurorisë trupi i të ndjerës është dërguar për në obduksion” tha ai.

Gazeta Sinjali ka raportuar se e ndjera me datën 09.04 është lajmëruar në QKMF në Istog pasi kishte dhimbje lukthi. Ajo është trajtuar dhe transportuar për në emergjencë të Spitalit të Pejës. Me datë 12.04 pas mesnate është dergu në QKUK ku është operuar per shkak të gjendjes rreziku per jetë si abdomen akut, por nuk ka arritur të mbijetojë. Para operimit sipas kirurgut janë marrë mostrat e analizave të cilat në mbrëmje kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Burimi

Back to top button