Lajme

Pronari e dëboi para iftarit familjen, Komuna e Fushë Kosovës e bën me banesë në kohë rekorde

Minuta me parë një faqe në facebook e quajtur ‘Fushë Kosova Portal’ kishte bërë një postim ku shihej një familje e cila ishte debuar nga pronari pasi nuk e kishte paguar qiranë.

Megjithatë i menjëhershëm ka qenë reagimi i shtabit të emergjencës në Fushë Kosovë e cila në kohë rekorde e ka bërë me banesë këtë familje, shkruan Albanian Show

Është pikërisht kjo faqe ‘Fushë Kosova Portal’e cila ka njoftuar që familja është akomoduar në një banesë tjetër.

‘I bëhet zgjidhja në kohë rekorde familjes e cila u debua pasi nuk kishte mundësi ta paguaj qiranë. 😍

Fushë Kosova Portal para pak minutave kishe shkruar për një familje në rrugën Dardania e cila kishte mbetur jashtë.

Falënderojmë shtabin e emergjencës së Fushë Kosovës, i cili përmes drejtorit Ekrem Berjani në kohë rekorde ka arritur t`ia gjejë një vend për banimi kësaj familje. Po ashtu komuna do të përkujdeset edhe për gjerat ushqimore dhe sanitare për familjen në fjalë.

Një falenderim edhe mirënjohje shkon edhe për gjithë banorët e Fushë Kosovës të cilët na dërguan shumë mesazhe në inbox dhe ishin të gatshëm për ta ndihmuar familjen në fjalë!

JU FALEMINDERIT!’ shkruan faqja e Fushë Kosovës.

Back to top button