Lajme

Pse Haradinaj e pyeti Kurtin në Kuvend “Mos je njeri i Serbisë”?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për deklaratat që ka bërë në Kuvend në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj në “Debat Plus” thotë se nuk ka mundur të heshtë ndaj përgjithësimeve që kishte bërë Albin Kurti në Bruksel sa i përket krímínelëve të Iuftës në Ballkan.

“Kurti nuk e ndau Kosovën nga ajo deklaratë. Unë si ish-kryeministër nuk mund të mos e vlerësojë drejtë d ëmin që kjo deklaratë i bënë Kosovës…Kurti foli me gjuhën e njëjtë për pjesëmarrësit në Iuftëra si për Mlladiqin, si për Serbinë si për mua”, tha ai.

I pari i AAK-së thotë se edhe Serbia ka tentuar të barazojë krímínelët serb të Iuftës me boshnjakët, kroatët por edhe shqiptarët.

“Edhe Kurti në Bruksel foli më gjuhën e Serbisë. Për ata arsye ja kam bërë pyetjen se “mos jeni rekr utuar nga Serbia”. Pra për shkak të d ëmit që na ka bërë gjuha e tij nga Brukseli”.

Kurti në Bruksel me 18 maj kishte deklaruar se “edhe më tej, në Ballkanin Perëndimor kemi edhe krímínelë të Iuftës dhe të paqes që dominojnë në institucione”.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e 20 majit në Kuvendin e Kosovës ka pyetur kryeministrin Albin Kurti “Mos je njeri i Serbisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button