Lajme

“PSG nuk është në nivelin e Madridit”, thashethemet janë të paevitueshme!

Kylian Mbappe “është ëndrra e të gjitha klubeve” sipas Saha.

Paris Saint-Germain po mundohet t’i shuajë thashethemet për talentin francez, por është e pamundur pasi sipas Saha bëhet fjale për lojtarin më të vlefshëm në botë, por pasardhësin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

21-vjeçari tashmë ka thyer disa rekorde, historik është ai që arriti në finale të Kupës së Botës.

Ai u bë lojtari i parë pas Peles që në moshën 19 vjeçare shënon gol në një finale të Botërorit.

“Ai është shumë i matur, e di se çfarë do. Nuk e fesh”, u shpreh Saha.

“Unë mendoj se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm që i bën klubet më të mëdha të ëndërrojnë, gjë që është normale. Ai është lojtari më i vlefshëm në botë”.

“Kështu që është normale edhe për të që të ëndërroj për gjëra që disa njerëz apo lojtarë s’do t’i kuptonin”.

“Mendoj se kur jeni në një klub si Parisi, që ende është në rritje, që nuk është në nivelin e Realit, Barçës…. gjithmonë do të ketë spekulime.

“Për aq gjatë sa nuk nënshkruan kontratë të re, gjithmonë do të ketë spekulime, sepse ai është lojtar i shkëlqyer, duhet t’ia dalë me këtë”. /Gazeta Express/

Burimi

Back to top button